BANKA E SHQIPËRISË

KONFERENCË PËR SHTYP
Fjala e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në Konferencën e organizuar nga Banka Kombëtare e Polonisë ''Misioni i një banke qendrore bashkëkohore'', Shqetësimet e vendeve të ardhshme anëtare të ERM II, Varshavë, 15 dhjetor 2006

Data e publikimit: 15.12.2006

 


Gjej rastin të falenderoj z. Balcerowicz dhe Bankën Kombëtare të Polonisë për ftesën e bërë. Është një nder për mua që marr pjesë në këtë diskutim dhe që më jepet mundësia të ndaj mendimet e mia lidhur me sfidat me të cilat përballen vendet e ardhshme anëtare të ERM II.

Tema qendrore e kësaj konference - misioni i bankës bashkëkohore qendrore me fokus adoptimin e euros - ka një rëndësi të madhe për vendet që aspirojnë anëtarësimin në familjen e madhe evropiane në një të ardhme jo shumë të largët. Duke marrë parasysh përvojën e vendeve tashmë anëtare, si dhe të atyre që priten të bëhen anëtare të saj, anëtarësimi në këtë familje është një proces mjaft kompleks dhe sfidues.

Mekanizmi ERM II ka tërhequr mjaft interes dhe kritikë akademike, duke qenë se konsiderohet si një provë e konvergimit të treguesve nominalë të një vendi. Në aspektin konceptual, ERM II paraprin në mënyrë të drejtpërdrejtë integrimin e plotë në EMU.

Klikoni këtu për të lexuar tekstin e plotë