BANKA E SHQIPËRISË

KONFERENCË PËR SHTYP
Fjala e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani në Konferencën e parë për shtyp

Data e publikimit: 05.11.2004

 

Sfidat 7-vjeçare te drejtimit te Bankes se Shqiperise

Duke e konsideruar takimin e sotëm me ju si daljen time të parë zyrtare në publik si guvernator, dëshiroj t'ju falenderoj për interesimin dhe besimin tuaj ndaj Bankes se Shqiperise. E shoh të nevojshme që edhe një herë të shpreh angazhimin tim personal dhe të stafit që unë drejtoj se Banka e Shqipërisë do t'i ketë gjithnjë dyert e hapura duke synuar forcimin dhe mirefunksionimin e mëtejshëm të urave, tashmë të ngritura të komunikimit. Megjithate mesazhi im i sotem eshte qe ky komunikim do te jete jo vetem institucional me mua por me institucionin e Bankes se Shqiperise. Kjo do te thote se une do te siguroj nje transparence, komunikim te qarte dhe te vazhdueshem ne menyre qe fuqia e madhe e medias te beje te mundur transmetimin e mesazheve tona te qarta ne publik.

Banka e Shqipërisë konsiderohet sot si një institucion i konsoliduar, i besueshëm dhe transparent. Politika e saj monetare ka qenë e matur dhe efektive, duke ndihmuar në forcimin e ekuilibrit makroekonomik në përputhje të plotë me programet kombëtare të zhvillimit ekonomik të vendit. Duke gjykuar keto aspekte do te doja te prezantoja disa nga idete ne lidhje me persosjen e tyre ne te ardhmen, duke i qendruar idese time te shprehur tashme, asaj te vazhdimesise.

Fillimisht dëshiroj të ndalem në zhvillimin institucional të Bankës së Shqipërisë. Në perceptimin tim pavarësia e insitucionit të bankës qendrore është një problem paramaunt ndërkohë që po kaq të rëndësishëm gjykoj edhe hapjen e mëtejshme të insitucionit duke pasur parasysh edhe një llogaridhënie gjithnjë e më të plotë dhe më bashkëkohore. Banka qendrore eshte nje institucion jo vetem I pavaruar por edhe kryesisht dhe paralelisht I pergjegjshem qe do te thote realisht transparent ne marrjen e vendimeve, berjen e politikave dhe realizimin e tyre. Gjate mandatit tim do te siguroj qe vendimet do te merren larg ndikimeve te ekzekutivit, dhe politikes nderkohe qe Banka e Shqiperise do te permbushe detyrimin e saj ligjor ne dhenien e keshillave dhe ekspertizave perkatese ndaj vendimarrjes ekonomike ne vend.

Gjate mandatit tim, objektiv kryesor i politikes monetare do te jete ruajtja e stabilitetit te cmimeve. Per te konsoliduar ruajtjen e stabilitetit te cmimeve banka do te konsideroje ne te ardhmen adoptimin e rregjimit "inflation targeting", ose sic njihet ndryshe "inflacioni i synuar" i cili I pershtatet me mire ndryshimeve qe ne te ardhmen te ekonomise shqiptare sidomos zgjerimit dhe zhvillimit te sektorit financiar. Ne kete kuptim edhe kuadri operacional do te evoluoje me tej duke synuar funksionimin vetem mbi principet e tregut.

Qendrueshmeria i sistemit bankar do te jete shtylla e dyte e rendesishme ne te cilen do te mbeshtetet banka qendrore. Banka e Shqiperise do te nxise zhvillimin dhe konsolidimin e nje sistemi bankar dhe financiar te shendetshem ne funksion te zhvillimit ekonomik te vendit. Kjo do te coje jo vetem ne finacimin real te ekonomise me kredi nga sistemi bankar , por edhe ne rritjen e efektivitetit te ndermjetesimit financiar dhe sherbimeve financiare e bankare.

Nje dimension te ri ne kete drejtim do te marre futja e parave cash ne kanalet bankare duke kontribuar ne kete menyre ne fomalizimin e ekonomise.

Ne keto kushte merr nje rendesi paresore ngritja ne standarte bashkekohore e mbikeqyerjes bankare dhe financiare. Kjo nenkupton domosdoshmerine e rishikimit te bazes rregullatore ekzistuese per ta sjelle ate sa me prane standarteve me te mira ne kete drejtim, si edhe per ta shnderruar procesin mbikeqyres realisht ne nje proces te orientuar sipas rrezikut dhe proaktiv. Nje komunikim I hapur dhe I drejtperdrejte me industrine bankare dhe institucionet e tjera te rendesishme financiare, do te qendroje ne themel te ketyre objektivave.

Te gjitha angazhimet e mesiperme kerkojne ridimensionimin e kapaciteteve analizuese dhe kerkimore duke synuar shmangien e karakterit pershkrues dhe duke synuar ne shpjegimin e thelbit te fenomeneve ne ekonomi. Per kete qellim Banka e Shqiperise do te inicioje krijimin e forumeve konsultative me perfaqesues te fushes akademike, analiste dhe studiues. Kjo do te mundesoje ballafaqimin me pale te treta te paanshme te cilat do te na ofrojne jo vetem eskperiencen e tyre por edhe do te sjellin nje kendveshtrim alternativ per nje vendimarrje te mireinformuar.

Banka e Shqiperise do ti kushtoje rendesi te vecante administrimit efektiv te burimeve njerezore duke synuar edhe ne kete drejtim arritjen e standarteve nderkombetare te institucioneve model. Ajo do te behet nje institucion terheqes per profesionistet.

Banka e Shqiperise mbi te gjitha do te fuqizoje marredheniet mbi baza reciprociteti me te gjithe partneret nderkombetare. Ne tryezen e bisedimeve ajo do te jete nje partner real ne diskutimin e politikave ekonomiko-financiare ku do te ofroje alternativat e saj te zgjedhjeve te perpunuara jo vetem mbi bazen e llogjikes ekonomike por edhe te realitetit shqiptar.

Banka e Shqiperise sheh tek Banka Qendrore Europiane institucionin I cili perfaqeson jo vetem modelin e organizimit dhe te veprimit drejt te cilit ne synojme te afrohemi me shpejtesi, por edhe mundesine e nje bashkepunimi konkret ne drejtime te vecanta te funksionimit te Bankes se Shqiperise si edhe te objektivave strategjike te ekonomise se vendit.