BANKA E SHQIPËRISË

KONFERENCË PËR SHTYP
Mbi takimin me Delegacionin e Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës

Data e publikimit: 23.01.2003

 

Duke ju falenderuar për praninë tuaj, kam kënaqësinë të deklaroj se takimi i sotëm me delegacionin e Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës të kryesuar nga z.Ajri Begu, ishte në vazhdën e takimeve dhe të komunikimit të vazhdueshëm mes Bankës së Shqipërisë Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës, i cili luan rolin e Bankës Qëndrore të Kosovës.

Ky takim, është në funksion të rritjes së bashkëpunimit jo vetëm në sferën e bankingut qëndror dhe të bashkëpunimit mes bankave në të dy vendeve, por edhe në aspektet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe të Kosovës në përgjithësi. Mes Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës, ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira në të gjitha fushat, dhe ajo çka është më e rëndësishme, tashmë kemi vendosur edhe bashkëpunimin konkret në drejtim asistencës teknike, të shkëmbimit të informacionit dhe të sistemit të pagesave.
Marrëdhëniet tona, veçse miqësore dhe vëllazërore, janë të institucionalizuara dhe po ecin në kanalet zyrtare në bazë të Marrëveshjes së Përgjithshme të Bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe Memorandumit të Mirëkuptimit mes Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës, të nënshkruara që në muajin prill të vitit të kaluar.

Dua të theksoj se në bazë të këtyre dokumenteve, marrëdhëniet mes dy institucioneve në sferën e mbikëqyrjes bankare janë sipas standarDeve ndërkombëtare të 25 parimeve bazë të Bazelit, ku parashikohet të realizohet edhe verifikimi i aksionerëve në bankat përkatëse me synim parandalimin e pastrimit të parave.

Lexo fjalë e plotë të Guvernatorit.