BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Konferenca vjetore e Bankës së Shqipërisë “Një botë e re e guximshme? E ardhmja e bankingut në vendet evropiane në zhvillim: rikonceptimi i përmasës, strukturës, pronësisë, politikave dhe incentivave të tij”, 11 tetor 2019

Data e publikimit: 10.10.2019

 

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science), organizoi konferencën e saj vjetore me temë “Një botë e re e guximshme? E ardhmja e bankingut në vendet evropiane në zhvillim: rikonceptimi i përmasës, strukturës, pronësisë, politikave dhe incentivave të tij”.

Qëllimi i kësaj konference ishte vlerësimi i luhatjeve të vazhdueshme jo vetëm në sektorin bankar por edhe më gjerë në sektorin financiar, sidomos për sa u takon madhësisë, origjinës, pronësisë dhe incentivave globale dhe rajonale si dhe rrjedhojat për sektorin bankar shqiptar dhe rajonin e Evropës Juglindore. Ndër të tjera, konferenca trajtoi mënyrën se si përballen bankat në rajonin e Evropës Juglindore dhe në veçanti në Shqipëri me sfidat e reja që lindin si nga institucionet rregullatore ashtu edhe nga institucionet financiare jo-banka; mënyrën se si bankat e ndryshojnë modelin e tyre të biznesit; mënyrën se si angazhohen në krijimin dhe ofrimin e produkteve financiare inovative; si edhe nëse mund të vazhdojnë të veprojnë si ndërmjetës financiarë tradicionalë.

Në këtë konferencë, morrën pjesë përfaqësues të lartë të bankave qendrore të rajonit, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare e institucioneve financiare në vend, të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues nga bota akademike.