BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi urdhrin e Bankës së Shqipërisë dhe Kryeministrisë për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për biznese dhe individë

Data e publikimit: 18.03.2020

 

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, në datë 17 mars 2020, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Edi Rama kanë firmosur një urdhër të përbashkët për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për biznese dhe individë, të cilët do të hasin vështirësi në këtë periudhë si pasojë e COVID-19.