BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit

Data e publikimit: 27.06.2012

 

Në mbledhjen e tij të datës 27.06.2012, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjellta), në nivelin 4.25 për qind.