BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Data e publikimit: 27.11.2012
Në mbledhjen e tij të datës 27.11.2012, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjellta), në nivelin 4.00 për qind.