BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Data e publikimit: 23.04.2003

 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e datës 23 prill 2003, vendosi të miratojë uljen me 0,5 pikë përqindje të normës fikse të interesit.

Norma që do të ofrohet në ankandin javor të repove në të ardhmen do të jetë 8 për qind, nga 8,5 për qind që është aktualisht.