BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Data e publikimit: 16.12.2013

 

Në mbledhjen e tij të datës 16.12.2013, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindjeje, normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjellta).

Norma e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes nga 3.25 për qind bëhet 3.0 për qind.