BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e Politikës Monetare

Data e publikimit: 06.05.2015

 

Sot, në datën 6 maj 2015, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare  e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.00%.