BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e Politikës Monetare

Data e publikimit: 04.11.2015

 

Sot, në datën 4 nëntor 2015, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim Raportin Tremujor të Politikës Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare  e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë uli me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit. Pas kësaj lëvizjeje, norma bazë e interesit zbret nga niveli 2.00% në nivelin 1.75%.