BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e Politikës Monetare

Data e publikimit: 16.12.2015

 

Sot, më 16 dhjetor 2015, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.75%.