BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Vendimet e politikës monetare

Data e publikimit: 03.10.2017

 

Sot, më 3 tetor 2017, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.25%.

Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore dhe normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, përkatësisht në nivelet 0.25% dhe 2.25%.

 

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu