BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e politikës monetare

Data e publikimit: 23.03.2022

 

 Më 23 mars 2022, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  • të rrisë normën bazë të interesit, në nivelin 1.0%
  • të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 0.1%
  • të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 1.90%.