BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e politikës monetare

Data e publikimit: 03.08.2022

 

Më 03 gusht 2022, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  • të rrisë normën bazë të interesit në nivelin 1.75% nga 1.25%
  • të rrisë normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 0.75% nga 0.25%
  • të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 2.75% nga 2.25%.