BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 05 maj 2021

Data e publikimit: 05.05.2021

 

Në mbledhjen e datës 05 maj 2021, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 0.5%, dhe të normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të mbeten përkatësisht në nivelet 0.1% dhe 0.9%. Përveç kësaj Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe vendosi për:

  • Disa ndryshime në rregulloren “Për veprimet me fondet në vlera monetare në Bankën e Shqipërisë”.

Ndryshimet saktësojnë formulime teknike për furnizimet me mjete monetare të bankave tregtare pranë Bankës Shqipërisë, duke e përshtatur rregulloren me mënyrën faktike të përdorur si dhe me formën e re të paketimit të monedhave metalike.

DSC 8622 498

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.