BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 10 janar 2018

Data e publikimit: 10.01.2018

 

Në mbledhjen e tij të datës 10 janar 2018, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e programit të punës së Këshillit Mbikëqyrës

Këshilli Mbikëqyrës analizoi veprimtarinë e tij për vitin 2017 dhe miratoi programin e punës për vitin 2018 së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti. Ky kalendar do të publikohet në faqen tonë të internetit www.bankofalbania.org.

  • Miratimin e rishtypjes së monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me prerje 10 lekë

Në zbatim të strategjisë afatmesme institucionale të Bankës së Shqipërisë, ky vendim parashikon rishtypjen e monedhës metalike me kurs ligjor 10 lekë bazuar në strukturën e monedhës metalike në qarkullim, ecurinë e saj ndër vite, kërkesën për këtë monedhë etj.

  • Miratimin e rregullores “Për shërbimin juridik në Bankën e Shqipërisë” dhe “Për hartimin e akteve juridike”.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.