BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 17 janar 2020

Data e publikimit: 20.01.2020

 

 Në mbledhjen e tij të datës 17 janar 2019, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e programit të punës së Këshillit Mbikëqyrës

Këshilli Mbikëqyrës analizoi veprimtarinë e tij për vitin 2019 dhe miratoi programin e punës për vitin 2020, së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti.

Ky kalendar do të publikohet në faqen tonë të internetit www.bankofalbania.org.

  • Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për fondin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme”

Këto ndryshime synojnë përmirësimin e procedurave të administrimit të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, në kuadër të plotësimit të detyrimit ligjor për përmbushjen e nivelit të synuar të këtij fondi në përputhje me ndryshimet strukturore në sektorin bankar, si dhe përmirësimit dhe rritjes së shkallës së automatizimit në raportimin përkatës. 

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.