BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 25 mars 2020

Data e publikimit: 30.03.2020

 

Në mbledhjen e datës 25 mars 2020, përveç vendimit për uljen e normës bazë të interesit në nivelin 0.5%, si dhe të uljes së normës së interesit të kredisë njëditore në nivelin 0.9% si dhe të mbajtjes të pandryshuar të normës së interesit të depozitave në nivelin 0.1%, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e pasqyrave financiare të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019

Pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019 janë hartuar në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF). Këto pasqyra janë audituar nga Ernst & Young - Ekspertë Kontabël të Autorizuar, Dega në Shqipëri, dhe së bashku me raportin e audituesit të pavarur, janë pjesë e Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019. Këto janë pasqyrat e para financiare të Bankës, në të cilat është aplikuar SNRF 16 “Qiratë”.

Në fund të vitit 2019, totali i aktiveve të Bankës së Shqipërisë është rreth 539 miliardë lekë. Peshën më të lartë në totalin e aktiveve e zënë investimet në letra me vlerë të huaja, pjesë e rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë, me 50%.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.