BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 2 qershor 2021

Data e publikimit: 02.06.2021

 

Në mbledhjen e datës 2 qershor 2021, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e mënyrës së re të llogaritjes së fiksit të kursit të këmbimit të lekut në Bankën e Shqipërisë

Ndryshimet e rregullores ekzistuese vijnë me synimin kryesor zhvillimin e tregut të derivativëve në Shqipëri si instrument mbrojtës ndaj rrezikut të kursit të këmbimit si dhe rritje e transparencës në tregun valutor.

 DSC0280 498

Ndryshimet kryesore konsistojnë në:

  • Zgjerimin e bazës së pjesëmarrjes së bankave tregtare me 4 banka duke zëvendësuar zyrat e këmbimit valutor si dhe publikimin e 10 bankave pjesëmarrëse të “Fiksit” në faqen zyrtare të internetit të Bankës së Shqipërisë;
  • Publikimin  nga ana e Bankës së Shqipërisë  të çmimit “Bid” dhe “Ask” që përfaqësojnë çmimin mesatar me të cilin sistemi bankar është i gatshëm të blejë dhe shesë dollarin amerikan dhe euron kundrejt lekut;
  • Standardizimin e shumës së tregtimit në tregun ndërbankar.

 DSC0386 498

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.