BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 3 gusht 2022

Data e publikimit: 03.08.2022

 

Në mbledhjen e datës 3 gusht 2022,  Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të rritet në nivelin 1.75%; norma e interesit të kredisë njëditore të rritet në nivelin 2.75%; si dhe norma e interesit të depozitës njëditore të rritet në nivelin 0.75%.

 DSC9351 498

Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe miratoi:

  • Disa ndryshime në rregulloren “Për veprimet me fondet në vlera monetare në Bankën e Shqipërisë”.

Ndryshimet saktësojnë formulime teknike për furnizimet me mjete monetare të bankave tregtare pranë Bankës Shqipërisë, duke e përshtatur rregulloren me praktikën e ndjekur, si dhe me formën e re të paketimit të monedhave metalike.

 DSC9369 copy 498

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.