BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 6 maj 2015

Data e publikimit: 06.05.2015

 

Në mbledhjen e tij të datës 6 maj 2015, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, përveç vendimit për mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit në nivelin 2.00%, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Emërimin e Zëvendësguvernatorit të Dytë të Bankës së Shqipërisë

Në mbështetje të nenit 44 të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Natasha Ahmetaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Dytë të Bankës së Shqipërisë.

  • Miratimin e përbërjes së Komitetit të Auditit

Këshilli Mbikëqyrës miratoi emrat e 3 anëtarëve të Komitetit të Auditit, të cilët janë anëtarë joekzekutivë të Këshillit Mbikëqyrës. 

  • Miratimin e Raportit Tremujor të Politikës Monetare

Ky raport, si instrumenti kryesor i komunikimit të politikës monetare me publikun, analizon zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare dhe financiare, si dhe evidenton faktorët që pritet të ndikojnë inflacionin në të ardhmen. Raporti komunikon gjykimet e Bankës së Shqipërisë mbi ecurinë e pritur të inflacionit.

Si pjesë e strategjisë tonë të komunikimit me publikun, ky raport do të prezantohet për gazetarët dhe do të publikohet në faqen tonë të internetit në ditët në vijim.