BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 6 maj 2020

Data e publikimit: 06.05.2020

 

Në mbledhjen e datës 6 maj 2020, përveç vendimit për mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit në nivelin 0.5%, si dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, përkatësisht në nivelet 0.1% dhe 0.9%, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e shtypjes së kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 500 lekë dhe 2000 lekë

Si emetuesja e vetme e monedhës kombëtare, Banka e Shqipërisë kujdeset vazhdimisht që struktura dhe cilësia e parasë në qarkullim të plotësojë në mënyrë dinamike nevojat e tregut, duke u përshtatur me evoluimin e fuqisë blerëse dhe teknologjisë së qarkullimit. Në këtë kuadër, shtypja e këtyre kartëmonedhave vjen si rezultat i plotësimit të kërkesave të ekonomisë për para në vlerë dhe strukturë si dhe të sigurimit të një furnizimi të rregullt me këto kartëmonedha për një periudhë disa vjeçare.

DSC 5788 498 KM

 

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.