BANKA E SHQIPËRISË

Amnistia - Mejdani ka të drejtë

Data e publikimit: 15.08.1999

 
  • "Në amnistinë fiskale dominon ana pozitive, por zbatimi i saj kërkon forcimin e shtetit dhe zbutjen e disa shpenzimeve.
  • "Shkaktarë për nivelin e ulët të kreditimit të ekonomisë, janë si bankat ashtu dhe klientët, të cilët paraqesin dokumente të pasakta."
  • "Në Shqipëri nuk ka përmasa për piramidat, por herë pas here shfaqen shenja të rikthimit të tyre."

CANI: Amnistia, Meidani ka të drejtë. "Shqipëria merr fund, nuk jepen ide".

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ,Shkëlqim Cani, mbështet idenë e Presidentit Meidani për amnistinë fiskale. "Më duket një ide racionale", ka deklaruar CANI në një intervistë për Gazetën. Sipas tij , "për zbatimin e saj kërkohet marrja e disa masave,si forcimi i rendit, lufta kundër korrupsionit e kontrabandës ulja e taksave doganore". Gjithashtu, Guvernatori flet edhe për shkallën e ulët në kreditimin e biznesit, ku fajtorë, sipas tij, janë "si klientët ,ashtu dhe bankat". Përsa i përket piramidave, Cani thekson se "nuk ka përmasa alarmuese, por herë pas here fillojnë të shfaqen shenja të rikthimit të tyre".

Lexo intervistën e plotë të Guvernatorit.