BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë dakordëson me Bankën Qendrore Evropiane zgjatjen e afatit të linjës së likuiditetit në euro, deri në muajin janar 2024

Data e publikimit: 16.12.2022

 

Siç parashikohet në marrëveshjen ekzistuese të vitit 2020 dhe rinovuar në vitin 2021 për mbështetjen e Bankës së Shqipërisë me një linjë likuiditeti në vlerën 400 milionë euro, Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Shqipërisë kanë rënë dakord për zgjatjen e afatit të saj deri në muajin janar 2024. 

Pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje e kolateralizuar (REPO) nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezervë mbetet i dobishëm në kuadër të pasigurive të shtuara,  që vijnë nga vazhdimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, në ekonominë globale dhe tregjet financiare. 

Më tepër informacion mund të gjendet edhe në njoftimin e mëposhtëm për shtyp të Bankës Qendrore Evropiane.

Njoftimi për shtyp Banka Qendrore Evropiane (versioni anglisht)

https://www.ecb.europa.eu/press/pr/date/2022/html/ecb.pr221215~6bc5ecf0ff.en.html