BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë i jep licencën për hapje zyre përfaqësimi Bankes Popullore Pulieze

Data e publikimit: 15.07.2003

 

Në mbështetje të Ligjit nr. 8365, datë 02.07.1998 "Për bankat në Republikën e Shqipërisë", neni 9 pikat 4 dhe 5 si dhe rregullores "Per dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqiperise", miratuar me Vendimin nr. 71, datë 11.09.2002 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Banka e Shqipërisë i jep të drejtën e hapjes së Zyrës së Përfaqësimit të Bankës Popullore Pulieze në Shqipëri.

Licenca me Nr.1, datë 02.07.2003, përcakton veprimtaritë e lejueshme të zyrës së përfaqësimit, e cila nuk mund të kryejë veprimtari bankare, por vetëm ka të drejtë të organizojë studime për njohjen e tregut shqiptar dhe të bëjë reklama të veprimtarisë financiare. Licenca është e pakufizuar në kohë dhe nuk është e transferueshme.

Zyra e përfaqësimit e Bankës Popullore Pulieze ndodhen në adresën "Sheshi "Skënderbej" - pranë Pallatit të Kulturës - kati i tretë (Tel. (04) 256 782).