BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me FinSAC të Bankës Botërore organizon Konferencën Rajonale me temë “Planifikimi i rimëkëmbjes dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme”

Data e publikimit: 15.11.2018

 

Në datën 15 nëntor 2018, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën FinSAC (Financial Sector Advisory Center) të Bankës Botërore, organizuan Konferencën Rajonale me temë “Planifikimi i rimëkëmbjes dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme”.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të autoriteteve mbikëqyrëse dhe të ndërhyrjes së jashtëzakonshme të Bashkimit Evropian, përfaqësues të vendeve të rajonit dhe të bankave tregtare të vendit tonë.

Çështjet e trajtuara në konferencë u përqendruan mbi zhvillimet e deritanishme të rimëkëmbjes dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme në Bashkimin Evropian, sfidat për zbatimin e tyre në rajonin tonë, eksperiencat e bankave qendrore dhe autoriteteve të ndërhyrjes në hartimin dhe vlerësimin e planeve të rimëkëmbjes dhe të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, bashkëpunimin dhe koordinimin midis autoriteteve përgjegjëse, si dhe sfidat e së ardhmes.