BANKA E SHQIPËRISË

Banka e Shqipërisë prezanton faqen e re të internetit

Data e publikimit: 01.03.2018

 

Sot, më 1 mars 2018, Banka e Shqipërisë publikoi faqen e saj të re të internetit, për të përcjellë sa më qartë filozofinë e saj të komunikimit dhe për t’iu përshtatur sjelljes gjithnjë në ndryshim të përdoruesve dixhitalë.

Faqja e internetit në adresën www.bankofalbania.org përfaqëson një nga mjetet kryesore të komunikimit të Bankës së Shqipërisë me publikun e gjerë, ndaj i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë cilësisë, paraqitjes vizuale dhe lehtësisë në përdorim.

Me një dizajn të ri, modern e më tërheqës, faqja që ju paraqesim sot është më e lehtë në përdorim. Informacioni i ri, së bashku me gjithë informacionin e faqes së vjetër (njoftime dhe fjalime, botime, statistika, ligje dhe rregullore), vjen te publiku në një format të rikonceptuar.

Qëllimi i rikonceptimit të faqes sonë zyrtare është afrimi me publikun përmes:

  • lehtësimit të përdorimit: faqja është konceptuar e tillë që nënrubrikat mund të aksesohen me një klikim, nëpërmjet shfaqjes së plotë të menusë kryesore.
  • përmirësimit vizual: faqja ofron jo vetëm një përmirësim të përgjithshëm vizual, por edhe pasurim të rubrikave të ndryshme me foto cilësore të monedhave, kartëmonedhave, si dhe elemente të tjera të grafikës. Përmirësime të cilat synojnë ta bëjë faqen sa më tërheqëse për vizitorin.
  • integrimit të funksionaliteteve të reja: kalendar i integruar, rezervim i vizitës në muze, infografikë, shkarkim i kursit të këmbimit në formate të ndryshme, lehtësi në aksesimin e serive kohore etj.
  • përshtatjes për çdo lloj pajisje: versioni i ri i faqes është ndërtuar që t’i përgjigjet formatit të çdo lloj pajisjeje: smartphone, tablet dhe kompjuter.
  • ofrimit të ndihmës ndaj vizitorit: në faqen kryesore janë shtuar pyetjet më të shpeshta, për të ndihmuar vizitorin lidhur me çështjet që ngrihen më shpesh nga publiku.
  • integrimit të rrjeteve sociale – për të shtuar komunikimin dixhital, në faqen kryesore janë integruar rrjetet sociale në të cilat Banka e Shqipërisë ka llogari dhe ku pasqyron vazhdimisht aktivitetet e saj.

Me publikimin e faqes së re, Banka e Shqipërisë përmbush një nga objektivat kryesorë të strategjisë afatmesme të zhvillimit për periudhën 2018-2020, që synon rritjen e transparencës mbi veprimtarinë e saj përmes një komunikimi të hapur me publikun.

Faqja është në zhvillim e sipër, prandaj mirëpresim çdo koment apo sugjerim në adresën

 

Lundrim të mbarë!