BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit

Data e publikimit: 23.03.2011

 

Në mbledhjen e tij të datës 23.03.2011, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë me 0.25 pikë përqindjeje normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjellta). Norma e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes bëhet 5.25 për qind.