BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Data e publikimit: 28.01.2009

 

Në mbledhjen e tij të datës 28.01.2009, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë me 0.5 pikë përqindjeje normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjellta). Norma e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes nga 6.25 për qind bëhet 5.75 për qind.