BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Data e publikimit: 29.09.2011

 

Në mbledhjen e tij të datës 29.09.2011, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindjeje normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjellta). Norma e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes (nga 5.25 për qind) bëhet 5.00 për qind.