BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
ÇMIMI I GUVERNATORIT PËR DIPLOMËN MË TË MIRË PËR VITIN 2021
Data e publikimit: 28.05.2021
Ftesë për tema
Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2021”, i dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës tetor 2020 – tetor 2021, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi.
Çmimet
Banka e Shqipërisë e ka vendosur dhe e jep këtë Çmim që prej vitit 2006, sipas ndarjes së mëposhtme:
1. Çmimi i parë 250.000 lekë
2. Çmimi i dytë 200.000 lekë
3. Çmimi i tretë 150.000 lekë
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 31 tetor 2021.