BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
ÇMIMI I GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË PËR DIPLOMËN MË TË MIRË

Data e publikimit: 15.09.2006

 

ÇMIMI I GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË PËR DIPLOMËN MË TË MIRË

Banka e Shqipërisë do të organizojë konkursin "Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë", ku të gjithë studentët e diplomuar këtë vit mund të konkurrojnë me temat e tyre të diplomës që fokusohen në çështje të lidhura me veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë.

Qëllimi i këtij projekti, të cilin Banka e Shqipërisë synon ta kthejë në një traditë të përvitshme, është të nxisë studentët dhe universitetet e tyre të ndërmarrin studime për çështje që lidhen me ekonomiksin monetar, stabilitetin financiar dhe/ose çështjet e integrimit evropian.

Çmimet që do të jepen janë si më poshtë:

1. Çmimi i parë 2000 euro
2. Çmimi i dytë 1500 euro
3. Çmimi i tretë 1000 euro

Studentët e interesuar duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme në version elektronik (pdf) në adresën e emailit [email protected] ose 2 kopje të printuara të tyre në adresën postare të Bankës së Shqipërisë, sheshi "Skënderbej" Nr.1 Tiranë, Shqipëri.

Dokumentet e nevojshme:

1. temën e diplomës;
2. Curriculum Vitae;
3. abstraktin dhe një përmbledhje të shkurtër të gjetjeve kryesore;
4. emrin e udhëheqësit të temës dhe universitetin/fakultetin përkatës;
5. një letër ku shprehet interesimi i studentit për të konkurruar për çmimin në fjalë.

Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve do të jetë data 18 tetor 2006.