BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Dita Ndërkombëtare e Muzeve 2022 në Muzeun e Bankës së Shqipërisë
Data e publikimit: 13.05.2022
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në datën 18 maj 2022, Muzeu i Bankës së Shqipërisë do të jetë i hapur në orarin 9:00- 18:00. Hyrja e lirë, nga sheshi "Skënderbej".
Përveç ekspozitës së përhershme, Muzeu i Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, do të çelë në këtë ditë dy ekspozita të përkohshme me dokumente historike:
• “Përpjekjet e shtetit shqiptar për krijimin e bankës kombëtare shqiptare përgjatë viteve 1913-1925”;
• “Dr. Pas/Mitrush Kuteli, figura e tij si ekonomist dhe bankier”.
Në orën 18:00-20:00, në sallën e Konferencave të Bankës së Shqipërisë, do të zhvillohet leksioni “Fuqia e Muzeve”, nga Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Pjesëmarrja si dëgjues në leksion mund të kryhet me prenotim paraprak në adresën [email protected], deri më datën 17 maj 2022, ora 13:00.