BANKA E SHQIPËRISË

Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, mban leksionin e ciklit Netët e Muzeut, me temë “Marrëdhëniet financiare të Ali Pashë Tepelenës”, 17 prill, ora 18:00

Data e publikimit: 06.04.2018

 

Ali Pashë Tepelena përfaqëson pa dyshim një nga personalitetet më karizmatike të epokës së vet pasi jo vetëm qëndroi në pushtet për 30 vjet, por u bë aktor dhe faktor i shumë zhvillimeve panevropiane. Një aspekt pak i studiuar i epokës së tij janë marrëdhëniet financiare të Pashallëkut të Janinës në raport me Perandorinë Osmane, Venecian, Francën, Anglinë dhe Rusinë. Në leksion do të trajtohen çështje të tilla si burimet e të ardhurave dhe sistemi financiar në Perandorinë Osmane, burimet e të ardhurave në Pashallëkun e Janinës, taksat dhe tatimet e aplikuara e regjimi juridik i tokës si burim i të ardhurave. Studimi i marrëdhënieve financiare të Pashallëkut të Janinës hedh dritë edhe në kontekstin historik të epokës së tij, si një nga etapat kalimtare të historisë së afërme tonë dhe që pati ndikime të rëndësishme gjeopolitike më vonë në shtetin e porsaformuar grek dhe në territoret shqiptare.