BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Ekspozita edukative “MONEY smART – Edukim financiar për të gjithë'' viziton Korçën
Data e publikimit: 15.10.2024
Në datat 17 dhe 18 tetor, ekspozita edukative “MONEY smART – Edukim financiar për të gjithë", do të vizitojë qytetin e bukur e arsimdashës të Korçës, në ambientet e Bibliotekës “Thimi Mitko”. Kjo ekspozitë, e çelur fillimisht për publikun kryeqytetas në majin qershor, është fryt i punës së përbashkët të Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, me mbështetjen financiare të SECO, si pjesë e Strategjisë së Bankës së Shqipërisë për Edukimin dhe Përfshirjen Financiare.
Ekspozita edukative e Bankës së Shqipërisë synon të prezantojë publikun e gjerë me një informacion të larmishëm mbi çështje financiare të prekshme për konsumatorin bankar, të prezantuara thjesht dhe në mënyrë tërheqëse.
Përmes materialeve didaktike, ajo do të ofrojë edhe aktivitete edukuese apo informuese për fëmijë dhe të rinj të grup-moshave të ndryshme, të cilët do të mësojnë mbi financat personale, duke u argëtuar dhe duke u bërë pjesë e lojërave dhe prezantimeve interaktive.
Ju presim të gjithëve pranë Bibliotekës “Thimi Mitko”!