BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Ekspozita edukative “MONEY smART – Edukim financiar për të gjithë'' viziton Shkodrën

Data e publikimit: 30.10.2024

 

Në datat 31 tetor dhe 1 nëntor 2024, ekspozita lëvizëse “MONEY smART – Edukim financiar për të gjithë", bën ndalesën e radhës në qytetin e bukur të Shkodrës, djepin e kulturës. Kjo ekspozitë është fryt i punës së përbashkët të Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, me mbështetjen financiare të SECO, si pjesë e Strategjisë së Bankës së Shqipërisë për Edukimin dhe Përfshirjen Financiare.

Ekspozita edukative e Bankës së Shqipërisë synon të prezantojë publikun e gjerë me një informacion të larmishëm mbi çështje financiare të prekshme për konsumatorin bankar, të prezantuara thjesht dhe në mënyrë tërheqëse.

Përmes materialeve didaktike, ajo do të ofrojë edhe aktivitete edukuese apo informuese për fëmijë dhe të rinj të grup-moshave të ndryshme, të cilët do të mësojnë mbi financat personale, duke u argëtuar dhe duke u bërë pjesë e lojërave dhe prezantimeve interaktive.

Data dhe ora: 31 tetor dhe 1 nëntor 2024, ora 10:00 – 16:00

Vendi: sheshi përpara Bashkisë Shkodër

Ju presim të gjithëve pranë ambienteve të Bashkisë Shkodër!

#EdukimFinanciar #PërfshirjeFinanciare