BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
FMN miraton lëvrimin e transhit prej 5,9 milionë dollarësh në kuadrin e programit për reduktimin e varfërisë dhe rritjen (PRGF).

Data e publikimit: 26.01.2004

 

Duke iu referuar njoftimit të Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bordi Ekzekutiv i FMN-së përfundoi sot rishikimin e tretë të ecurisë ekonomike të Shqipërisë si dhe rishikimin e poziconit financiar në kuadrin e programit të reduktimit të varfërisë dhe ndihmës së rritjes (PRGF). Pas përfundimit të rishikimit, bordi aprovoi lëvrimin e 4 million SDR (rreth 5.9 million dollarë amerikanë) për Shqipërinë. Bordi miratoi gjithashtu kërkesën e Shqipërisë për mosobservimin e mosplotësimit të një kriteri performance strukturor në 30 shtator të 2003, që lidhej me masat për të rregulluar detyrimet e prapambetura të ndërmarrjeve të sektorit shtetëror. Ndërkohë, këto masa u zbatuan si aksion prioritar për përfundimin e këtij rishikimi.

Marrëveshja trevjeçare e PRGF-së është miratuar në 21 qershor, 2002. (shih Lajme shkurt No. 02/52) për një total prej 28 milionë SDR (rreth 41.5 millionë dollarë amerikanë). Deri tani, Shqipëria ka tërhequr nga FMN-ja, 12 milionë SDR (rreth 17.8 millionë dollarë amerikanë) në kuadër të programit aktual PRGF.

PRGF-ja është programi më konçesionar i FMN-së për vendet me të ardhura të ulëta. Programet e mbështetura nga PRGF-ja bazohen në strategjitë kombëtare të reduktimit të varfërisë, që miratohen në një proces me pjesmarrje të gjerë, që përfshin shoqërine civile dhe partnerët e zhvillimit, të cilat artikulohen në një dokument strategjie për reduktimin e varfërisë. Kjo ka për qëllim të sigurojë që çdo program i mbështetur nga PRGF-ja është në përputhje më një kuadër të gjerë politikash makroekonomike, strukturore dhe sociale që synojnë të nxisin rritjen dhe të reduktojnë varfërinë.

Huatë e PRGF-së kanë një interes vjetor prej 0.5 përqind dhe janë të pagueshme për 10 vjet, me një periudhe faljeje për pagesat e principalit prej 5 ½ vjet.

Në përfundim të diskutimeve të bordit ekzekutiv, Agustin Carstens, zëvendësdrejtori ekzekutiv dhe kryetari i radhës, tha:

"Ecuria e Shqipërisë gjatë gjysmës së parë të prorgamit PRGF ka qenë përgjithësisht e kënaqshme, megjithë disa vonesa në reformat strukturore. Rritja ekonomike është rigjallëruar, inflacioni mbetet i ulët, dhe kursi i këmbimit është forcuar. Megjithatë defiçitet në të ardhurat vazhdojnë dhe mund mund të kompromentojnë objektivat e reduktimit të varfërisë së programit.

"Për këtë arsye, përmirësimi i mobilizimit të të ardhurave është një politikë prioritare, që kërkon jo vetëm përmirësime në administrimin e taksave dhe në hartimin e politikës së taksave, por dhe veprime për të përmirësuar qeverisjen dhe klimën e biznesit, në mënyrë që të reduktohet madhësia e ekonomisë informale dhe të zgjerohet baza e taksave. Programi përmban masa të rëndësishme për administrimin e taksave, të cilat në rast se ndërmerren bashkarisht, pritet që të përmirësojnë efiçencën, barazinë dhe volumin e taksave të mbledhura.

"Problemet e qeverisjes po adresohen me anë të një sëre masash, përfshirë këtu reformën në shërbimin civil, përmirësimin e kapaciteteve për të luftuar pastrimin e parave, si dhe përpjekjet e koordinuara për të hequr pengesat administrative ndaj investimeve. Në afatin e gjatë, këto reforma do të jenë thelbësore për nivele më të larta investimesh të huaja dhe vendase, me efekte pozitive për një rritje të qëndrueshme, për të ardhurat dhe për bilancin e pagesave. Megjithatë, suksesi do të kërkojë që autoritetet të marrin masa të forta edhe në çështje të tjera të qeverisjes, si reforma gjyqësore dhe forcimi i shtetit ligjor. Gjithashtu, marrëveshjet me kreditorët vendas dhe të huaj për rregullimin e detyrimeve financiare shtetërore do të jenë kritike.

"Duke parë angazhimin e madh të autoriteteve ndaj programit dhe paketës së politikave, bordi ekzekutiv aprovoi mosobserviminin për mosplotësimin e një kriteri performance—i cili është përmbushur tashmë—dhe përfundoi rishikimin e tretë të marrëveshjes dhe rishikim e pozicionit financiar," tha z.Carstens.