BANKA E SHQIPËRISË

Fjala e Guvernatorit në Komisionin e Ekonomisë, të Financave dhe të Privatizimit

Data e publikimit: 22.12.2000

 

Të nderuar deputetë,

Kuvendi është organi më i lartë legjislativ i vendit ku Banka e Shqipërisë, në bazë të nenit 2 të ligjit "Për Bankën e Shqipërisë", ka detyrimin të raportojë në lidhje me përmbushjen e objektivit kryesor dhe të detyrave të tjera që asaj i janë përcaktuar në këtë ligj. Si Guvernator i Bankës së Shqipërisë jam këtu sot për të paraqitur këtë raport. Por, më lejoni të komunikoj që raportimin në Kuvend, Banka e Shqipërisë e konsideron jo vetëm një detyrim ligjor, por edhe një detyrim moral të saj për të qenë sa më transparente me ju dhe publikun, për të rritur përgjegjshmërinë e saj, për të shpjeguar se pozicioni i institucionit të pavarur nuk i jep asaj të drejtën të shpërdorojë pushtetin.
 

Lexo fjalën e plotë të Guvernatorit.