BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Guvernatori Sejko shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II

Data e publikimit: 09.09.2022

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuellthit për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.

 126600044 queenelizabeth-chrislevine-index-nc

Madhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth II mishëroi vazhdimësinë e unitetin e kombit britanik dhe ka qenë një fener stabiliteti gjatë mbretërimit të Saj 70-vjeçar. Ajo ishte gjithashtu një simbol respekti dhe admirimi për pjesën tjetër të botës.

Me kontributin e Saj për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, do të mbahet mend si një mike e çmuar e vendit tonë.