BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Guvernatori Sejko zhvillon një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Data e publikimit: 06.11.2018

 

Më datë 6 nëntor 2018, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN),  të kryesuar nga z. Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit  për Shqipërinë. Ky takim u zhvillua në kuadër të diskutimeve për Artikullin IV me misionin e FMN-së në vendin tonë.

DSC 3851-2 - 498

Çështjet e diskutuara gjatë këtij takimi ishin: zhvillimet makroekonomike dhe pritshmëritë për vitin 2019; rritja ekonomike për vitin 2018 dhe faktorët që kanë ndikuar; inflacioni dhe ecuria e tij; kursi i këmbimit dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë me qëllim me arritjen e objektivit të inflacionit; tregjet financiare; sistemi bankar, konsolidimi i tij dhe treguesit financiarë; ecuria e kreditimit; implementimi i ligjit për ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka dhe roli i Bankës së Shqipërisë në këtë kuadër; kreditë me probleme, zbatimi i planit ndërinstitucional për reduktimin e tyre, si dhe pritshmëritë për këtë tregues për 2019; modernizimi i sistemeve të pagesave.

DSC 3870-3 - 498

Në ditët në vijim, misioni i FMN-së do të zhvillojë takime me drejtues të lartë pranë Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me qëllim diskutimin më në detaje të çështjeve të ndryshme lidhur me ecurinë e ekonomisë së vendit.