BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z.Gent Sejko merr pjesë në Forumin “Mbi shkëmbimet tregtare dhe investimet Singapor – Shqipëri"

Data e publikimit: 18.01.2017

 

Në datën 18 janar 2017, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Forumin "Mbi shkëmbimet tregtare dhe investimet Singapor - Shqipëri". Forumi synonte ngjalljen e interesit dhe promovimin e Shqipërisë përpara investitorëve potencialë. Shqipëria u përfaqësua në këtë forum me një delegacion të nivelit të lartë të kryesuar nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama. Pjesë e delegacionit ishin gjithashtu anëtarë të kabinetit qeveritar, anëtarë të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

498

Në këtë forum, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko bëri një ekspoze të situatës makroekonomike të vendit për të gjithë investitorët e huaj në takim. Në fjalën e tij, ai theksoi se Shqipëria, pavarësisht situatës sfiduese të kohëve të fundit në partnerët kryesorë, ka shfaqur shenja të qarta përmirësimi, si trendi rritës i rritjes ekonomike. Gjithashtu, ambienti i përgjithshëm ekonomik i krijuar në vendin tonë ofron mundësi për rritjen e produktivitetit të investimeve të huaja në vend. Kombinimi i politikës monetare lehtësuese me politika fiskale konsoliduese ka ndikuar në qëndrueshmërinë e ekuilibrave makroekonomikë të vendit.

Një dimension tjetër ku u ndal z. Sejko ishte sektori financiar në Shqipëri. Guvernatori u shpreh se institucioni që ai përfaqëson ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, që synojnë të përmirësojnë qasjen financiare në ekonomi, duke minimizuar rreziqet e sektorit dhe duke stimuluar rritjen e financimit për ekonominë. Vitet e fundit, Shqipëria dallohet si një vend me stabilitet financiar, ku një promotor i fuqishëm ka qenë edhe sektori bankar, gjendja e të cilit në raport me kapitalizimin, likuiditetin dhe shëndetin financiar është shumë e favorshme dhe ofron mundësi të shumtapër të bërë biznes.

# 498 378a05111

# 498 378a04991

Në fund të fjalës së tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko theksoi edhe njëherë një sërë avantazhesh që gëzon sektori financiar i vendit, si kostot e ulëta të financimit falë ambientit të qëndrueshëm financiar, likuiditeti i bollshëm i sektorit bankar i cili është i aftë të përballojë nevojat financiare për investime, si dhe potenciali real që ekziston për aktorë të rinj në treg. Karakteristika këto që e kthejnë vendin tonë në një destinacion me avantazhe konkurruese në rajon dhe ofrojnë mundësi të shkëlqyera si për investitorët, ashtu dhe për një bashkëpunim ekonomik dhe financiar midis dy vendeve në të ardhmen.

Prezantimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, në Forumin "Mbi shkëmbimet tregtare dhe investimet Singapor - Shqipëri"

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Sejko ishte gjithashtu pjesë e delegacionit të ftuar nga Kryeministri i Singaporit z. Lee Hsien Loong në një takim zyrtar me të, me rastin e vizitës në Singapor.

#498 378a08131