BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Shkëlqim Cani, zhvillon një leksion me studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Vlorës

Data e publikimit: 13.05.2004

 

Guvernatori i Bankes se Shqiperise z.Shkelqim Cani zhvilloi sot nje leksion me studentet e Fakultetit Ekonomik te Universitetit te Vlores. Tema e leksionit i referohej kryesisht rolit te Bankes se Shqiperise ne procesin e mbikeqyrjes bankare dhe pritshmerive per zhvillimet ne sistemin bankar pas privatizimit te Bankes se Kursimeve nga Raiffeisen Bank.

Sipas z.Cani, ngritja dhe funksionimi i institucioneve mbikeqyrese ka si qellim monitorimin e tregjeve dhe produkteve ne menyre qe: te sigurohen kushte te njejta konkurrence per te gjithe pjesemarresit, te vendosen standarde te caktuara te sherbimeve dhe produkteve, te shmangen abuzimet dhe konfliktet e interesit, te sigurohen shperndarje e njejte e informacionit dhe niveli i duhur i transparences etj..

Duke folur me konkretisht per tregjet financiare, Guvernatori u shpreh se mund te konkludojme qe mbikeqyrja dhe rregullimi eshte i nevojshem per dy arsye kryesore: per te mbrojtur konsumatorin (publikun) dhe per te realizuar nje qellim shtese, ate te ruajtjes se stabilitetit financiar. Ky eshte primar ne sigurimin e shmangies se krizave ekonomike, sociale dhe politike, me pasoja ne ekonomine dhe sigurine e vendit.

Me pas, Guvernatori u ndal ne argumentat se pse mbikeqyrja e bankave kryhet nga Banka e Shqiperise duke sqaruar: nje nivel te kenaqshem te kapaciteteve profesionale dhe burimeve financiare, per te kryer misionin; nje shkalle te larte pavaresie nga organet ekzekutive dhe politike; nje nivel jo shume i zhvilluar i tregut financiar ne pergjithesi, ku rolin me te madhe e kryen tregu bankar; interesin e bankes qendrore, qe ne kuader te zbatimit te politikes monetare, te kete te disponueshme menjehere te dhena reale mbi gjendjen e sistemit bankar etj..

Ne nje permbledhje te zhvillimit te sistemit bankar ne vite, vijoi Guvernatori, mund te permendim:

  • Numri i bankave te nivelit te dyte, eshte rritur, aktualisht 16, duke treguar per nje stabilizim te situates ekonomike ne vend dhe nje nevoje per nje rol me te madh nga ana e sistemit bankar ne zhvillimin e ekonomise.
  • Kapitali i bankave, dominohet nga kapitali i huaj, por kapitali vendas ka ardhur ne rritje vitet e fundit (2 banka, me kapital vendas);
  • Administrimi shteteror ne bankat e nivelit te dyte ka perfunduar me privatizimin e BK, ne fund te vitit te kaluar.
  • Sistemi bankar shenoi rritje te aktiveve te tij prej 40 miliarde leke ose 11.8% krahasuar me fundvitin 2002.
  • Rritje te kredidhenies, ne 13.2% te totalit te aktiveve, (nga 11.4% ne fundvitin 2002)
  • Rritje te kredidhenies per sektorin privat dhe individet ne 12.5% te totalit te aktivit (nga 10.9% ne fundvitin 2002);
  • Rritje te kredive me afat te mesem dhe te gjate (edhe pse huaja afatshkurter perben 41.4% te totalit te kredidhenies);
  • Rritje te investimeve ne "letra te tjera me vlere" ne 5.5% te totalit te aktiveve (nga 4.9% ne fundvitin 2002). Jane aktulisht 7 banka të sistemit me një portofol të tillë, nga 3 banka në fundvitin e kaluar. Obligacionet dyvjeçare të Qeverisë Shqiptare luajnë rol të konsiderueshëm në zgjerimin e këtij portofoli;
  • Rezultat neto pozitiv prej 4.5 miliarde leke, nga 3.9 miliarde leke ne fundvitin 2002.

Cilat jane efektet e pas privatizimit te Bankes se Kursimeve ?, ishte çeshtja e fundit e leksionit te Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, z.Shkelqim Cani. Privatizimi i Bankes se Kursimeve, eshte pa dyshim zhvillimi me i rendesishem ne sistemin bankar gjate viteve te fundit. Ai do te kete disa efekte te pritshme ne ekonomine shqiptare dhe ne sistemin bankar, te cilat do t'I permblidhnim ne keto drejtime kryesore:

Ne marredheniet me klientelen, nen administrimin e ri, BK pritet qe gradualisht te levize drejt kreditimit te ekonomise. Kjo do te thote me teper mundesi per publikun per te perfituar nga sherbimet e sistemit bankar; pritet qe BK, te marre nje rol aktiv ne drejtim te rritjes se perdorimit te disa produkteve bashkekohore per publikun. Behet fjale per perdorimin e instrumenteve te pageses si karta debiti ose krediti, vendosjen e ATM-ve, aplikimin e I-banking etj.

Ne sistemin bankar, do te rrise konkurrencen, duke vendosur ne veshtiresi disa nga bankat qe mund te jene "mesuar" me nje aktivitet shume me te qete; do te nxise njohjen me te mire dhe zbatimin e standardeve nderkombetare, duke qene se perfaqeson nje banke te njohur e cila e ka qendren ne Bashkimin Europian ; do te nxise zbatimin e parimeve me te mira te corporate governance, ose te menyres se ndertimit dhe te funksionimit te strukturave te bankes, te nivelit te transparences, te kontrollit te dyfishte etj..

Ne ekonomine ne pergjithesi, nje nivel me te larte te kreditimit duke rritur potencialet per zhvillimin e prodhimit vendas; nje rritje te interesit te investitoreve te huaj per vendin tone dhe ekonomine shqiptare. Shpesh, ardhja e bankave te mirenjohura, shoqerohet me sjelljen pas tyre edhe te klienteve te fuqishem.

Ne drejtim te zbatimit te politikes monetare te Bankes se Shqiperise, do te shoqerohet me zgjerimin e nje kanali te rendesishem te transmetimit te vendimeve te politikes monetare, nepermjet rritjes se shkalles se ndermjetesimit (kreditimit); do te kerkoje nje vendimmarrje me te studiuar, te mbeshtetur mbi mbledhjen e opinioneve nga ana e bankave te rendesishme dhe me njohjen dhe marrjen ne konsiderate te vleresimeve te tyre etj..