BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Java e Parasë 2025 “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! - 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri!”

Data e publikimit: 05.03.2025

 

📢 Java e Parasë 2025 “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! - 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri!”

Në datat 17-23 mars 2025, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, do të kremtojë Javën e Parasë 2025, një nismë globale për edukimin financiar të fëmijëve dhe të rinjve! 🌍📚

📢 Këtë vit, nën moton “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! - 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri!”, fokusi do të jetë jo vetëm në rëndësinë e zgjedhjes me kujdes të burimeve të informacionit dhe ndjekjes së këshillave financiare të besueshme, për të ndërtuar një të ardhme të sigurt financiare, por edhe një reflektim mbi rrugëtimin 100-vjeçar të Bankës së Shqipërisë në sigurimin e një sistemi financiar të qëndrueshëm dhe të besueshëm.

💡 Çfarë na mëson Java e Parasë?
✅ Të dallojmë informacionin e saktë financiar nga ai i rremë
✅ Të mësojmë si të kursejmë dhe të menaxhojmë paratë tona
✅ Të zhvillojmë aftësi sipërmarrëse për të siguruar të ardhura
✅ Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm financiarisht për të ardhmen tonë

Për të njëmbëdhjetin vit radhazi, Banka e Shqipërisë do të sjellë një program dinamik me aktivitete edukuese për nxënësit dhe studentët.

🔎 Qëndroni të informuar për aktivitetet tona dhe bëhuni pjesë e kësaj nisme globale! 🌍

#GMW2025 #JavaeParase #EdukimiFinanciar #100VjetBankaeShqiperise