BANKA E SHQIPËRISË

Konferenca II e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, ''Roli i parasë gjatë luftërave'', 20 shtator 2018

Data e publikimit: 14.09.2018

 

Konferenca njëditore do t’i kushtohet temës: “Roli i Parasë gjatë luftërave”.

Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë së bashku historianë, numizmatë, arkeologë, studiues të historisë monetare e ekonomike, kërkues me përvojë por dhe të rinj, për të prezantuar e diskutuar gjetjet e studimeve të tyre për rolin që ka luajtur paraja përgjatë zhvillimit të luftërave dhe anasjelltas ndër shekuj.

Aktiviteti do të organizohet në sesione të fokusuara nga periudha e lashtësisë deri në atë bashkëkohore.