BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Konkluzionet mbi efektet e fushatës së Bankës së Shqipërisë për frenimin e rritjes spekulative të çmimeve

Data e publikimit: 22.01.2004

 

Inflacioni është objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë, ashtu siç është përgjithsisht i bankave qendrore moderne në botë. Banka e Shqipërisë, për të realizuar këtë objektiv kryesor, përdor të gjitha mjetet në dispozicion, duke filluar nga ato klasike dhe të përhershme siç janë vendimet dhe instrumentet e politikës monetare e deri tek ato me karakter të përkohshëm, me ndikim të shpejtë, më të thjeshta dhe më të drejtpërdrejta për t'u kuptuar nga publiku.

Një gjë e tillë është dhe rasti konkret i fushatës kundër spekulimeve me çmimet në prag të festave të fundvitit.
Pa dashur të paraqesim argumente për ndërmarrjen e kësaj fushate, që në fillim theksoj se Banka e Shqipërisë mund, duhet dhe ka përdorur të gjitha mjetet e arsyeshme në funksion të realizimit të synimit të ruajtes së stabilitetit relativ të çmimeve. Themi ruajtjes, pasi ky stabilitet, nga viti 1999 e deri në vitin 2003, i matur si ndryshim vjetor në përqindje i indeksit të çmimeve të konsumit, ka rezultuar brenda parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, 2 - 4 për qind.

Lexo tekstin e plotë të konkluzioneve të mbajtura nga Guvernatori.