BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Konkurs mbi vizatimet për monedhat që do të shtypen nga Banka e Shqipërisë në vitin 2013

Data e publikimit: 08.02.2013

 

Në zbatim të vendimeve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 52, të datës 28.08.2012 "Për shtypjen e monedhave metalike për qëllime numizmatike në vitin 2013" dhe nr. 09, datë 30.01.2013, Banka e Shqipërisë organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në monedhat numizmatike që do të shtypen gjatë vitit 2013.

Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë konkurs, duke paraqitur vizatime të këtyre monedhave, sipas përcaktimeve të mëposhtme:

  • Monedhë përkujtimore, pa kurs ligjor, me tematikë "135-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-2013)", me të dhënat teknike të mëposhtme:

emërore

Materiali, pastërtia 

dhe ngjyra e monedhave 

Pesha

Diametri

Forma

100 Lekë

925/1000 Ag

30.00 gr

38.00 mm

E dhëmbëzuar

50 Lekë

CuAl5Zn5Sn1/e verdhë

12.00 gr.

28.00 mm

E dhëmbëzuar


Trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme do të jetë i lirë, duke respektuar që:

  1. në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën emërore;  dhe
  2. në pamjen e pasme të ketë të shkruar "Shqipëri"Albania 2013".
  • Monedhë përkujtimore pa kurs ligjor, me tematikë "105-vjetori i Kongresit të Manastirit (1908-2013)", me të dhënat teknike të mëposhtme:

Vlera emërore

Materiali, pastërtia 

dhe ngjyra e monedhave 

Pesha

Diametri

Forma

100 Lekë

925/1000 Ag

30.00 gr

38.00 mm

E dhëmbëzuar

50 Lekë

CuAl5Zn5Sn1/e verdhë

12.00 gr.

28.00 mm

E dhëmbëzuar

Trajtimi i tematikës për monedhën e mësipërme do të jetë i lirë, duke respektuar që:

  1. në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën emërore;  dhe
  2. në pamjen e pasme të ketë të shkruar "Shqipëri"Albania 2013".

Materialet shtesë që lidhen me konkursin mund të tërhiqen në adresën:

Banka e Shqipërisë
Zyra e Numizmatikës dhe Muzeut
Ish - hotel "Dajti"
Tel: +355 4 2419201/2/3 (1756, 1712)

Masa e shpërblimit për vizatimet fituese të një monedhe (të dyja pamjet) është 75,000 (shtatëdhjetepesëmijë) lekë. Në këtë vlerësim përfshihen: pagesa për punën dhe pagesa për të drejtën e autorit (copyright), e cila i kalon Bankës së Shqipërisë.

Afati për dorëzimin e vizatimeve është data 15  mars 2013.

Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar, do të bëhet me komision të ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë, për këtë qëllim.