BANKA E SHQIPËRISË

Lufta-Pasojat në ekonominë shqiptare. Efektet të

Data e publikimit: 15.10.2003

 

Nga takimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani me studentët e Universitetit "Fan
Noli", Korçë.

Konflikti në Irak, në një vështrim të shpejtë mund të konsiderohet se është jashtë një ndikiminë ekonominë shqiptare. Shteti shqiptar ka mbështeur aleatët,ku do të përmendja tre më kryesorët, SHBA, Britaninë e Madhe dhe Spanjën, si poltikisht ashtu edhe nëpërmjet vënies në gatishmëri të 70 trupave ushtarake. Sigurisht, që përllogaritja e efektit të konfliktit në ekonominë shqiptare nuk lidhet me 70 trupat e dërguar, por gjithsesi lufta në Irak do të japë ndikimin e saj edhe në Shqipëri.

Kjo, pasi megjithëse rajoni ku zhvillohet lufta nuk është ndonjë partner tregtar apo marrëdhëniesh ekonomike me Shqipërinë, ndikimi nuk duhet neglizhuar. Për të parë ndkimin e luftës në ekonominë shqiptare, fillimisht duhet të analizojmë faktorët:
1. pesha që shteti në konflikt zë në ekonominë botërore.
2. rajoni i krizës dhe afërsia gjeografike me vendin tonë.
3. shkalla e integrimit të ekonomisë shqiptare në rajonin, konfliktin dhe palët në konflikt.

Atë që doja të theksoja, është se u rrit reputacioni i Shqipërisë për mbështetjen që i dha SHBA-së dhe aleatëve. Konflikti,nga pikëpamjet e analistëve të luftës pritet të jetë afatshkurtër, aleatët do ta fitojnë shpejt dhe lehtësisht luftën.

NDIKIMET NË EKONOMINË SHQIPTARE

Nëse i referohemi bilancit tregtar të Shqipërisë, rezulton se eksportet tona janë në nivel të ulët, rreth 300 milionë dollarë në vit. Një tkurrje e ekonomisë botërore do të ulë porosinë për mallrat e eksportit, që do të thotë që edhe vendet partnere ku shkojnë shumica e eksporteve shqiptare, si ekonomia italiane apo jo greke në veçanti, apo tregu i BE-së në përgjithësi, do të ulin kërkesën për mallra shqiptare.

Por, kjo nuk pritet të jetë një shifër e lartë për faktin se eksportet shqiptare nuk janë në vlerë të konsiderueshme për këto tregje dhe kryesisht janë rieksporte me mall porositësi. Përsa i përket importit pritet të kemi tkurrje. Çmimi i naftës është rritur dhe efektet duken edhe në ekonominë vendase, kur ky produkt tregtohet 30 për qind më shtrenjtë. Nga ana tjetër, tregu shqiptar ka trajtën e spekultimit dhe firmat private shqiptare janë të prirura nga rritja e çmimeve kur ndodh një shtrenjtim i importeve ndërsa të kundërtën, pra uljen kur ndodh rënia e çmimeve të importit e bëjnë shumë rrallë. Në lidhje me tendencën e ekonomisë botërore për uljen e normës së interesit, por frika për këto vende është se do të ndodheshin përpara frikës së deflacionit. Për shembull Rezerva Federale (FED) nuk i uli normat e interesit në mbledhjen e fundit. Efektet e konfliktit mund t'i rendisnim edhe në aspektet e rënies në total të investimeve të huaja direkte, rënien e interesit për procesin e privatizimit, ngurtësimin e fondeve të donatorëve, pasi pjesë të tyre shkojnë për të financuar luftën ose efektet e saj etj..