BANKA E SHQIPËRISË

Material filmik mbi aktivitetet kryesore të Bankës së Shqipërisë për vitin 2018

Data e publikimit: 28.12.2018

 

2018 ishte një vit plot sfida dhe projekte të rëndësishme. Po kaq sfiduese ishte dhe puna jonë e përditshme. Të gjithë së bashku, mbështetur nga një vendimmarrje e urtë dhe e përgjegjshme, me përkushtim dhe profesionalizëm, bëmë të mundur përmbushjen me sukses të objektivave tanë strategjikë. Sot, me të drejtë mund të themi se ky vit i udhëhequr nga përkushtimi, ambicia profesionale dhe përgjegjshmëria e plotë përpara qytetarit dhe për realizimin e detyrave të lëna nga Kuvendi, e ka çuar Bankën e Shqipërisë më pranë standardeve ndërkombëtare të bankingut qendror.

Po cilat kanë qenë arritjet më të spikatura të Bankës së Shqipërisë gjatë këtij viti?