BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi Takimin e Diskutimit "Zëvendësimi i cash-it me mjete alternative pagese: avantazhet dhe problemet".

Data e publikimit: 10.11.2003

 

Banka e Shqipërisë, Ministritë e Financës dhe Ekonomisë dhe Shoqata e Bankierëve organizuan takimin e diskutimit me temë "Zëvendësimi i CASH-it me Mjete Alternative Pagese: Avantazhet dhe Problemet", ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, bankave të nivelit të dytë, organeve tatimore, doganore, Albtelekomit, KESH-it etj.

Qëllimi i takimit ishte që të gjithë institucionet e pranishme të ndërmarrin angazhimet ligjore dhe administrative për rritjen e qarkullimit të parasë nëpërmjet sistemit bankar.

Në fjalën e hapjes, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z.Shkëlqim Cani u shpreh se "sistemi bankar në Shqipëri ka shënuar zhvillime pozitive të rëndësishme në drejtim të parametrave kryesorë si: shtimit të konsiderueshëm të numrit të bankave dhe degëve të tyre, rritjes së numrit dhe cilësisë së shërbimeve bankare, ofrimit të mundësive të përdorimit të mjeteve bashkëkohore të pagesave, uljes së kostos së transaksioneve bankare etj., duke ofruar në këtë mënyrë mundësitë reale për reduktimin e veprimeve me lekë në dorë".

Sipas z.Cani, "tashmë janë hedhur hapat e parë dhe Banka e Shqipërisë e konsideron të suksesshëm faktin që më në fund të gjithë jemi të ndërgjegjësuar për domosdoshmërinë e reduktimit të "cash"-it. Media dhe publiku duket se janë partnerët tanë në këtë proces, çka na rrit besimin për të zhvillimin e një sistemi pagesash afër standarteve ndërkombëtare dhe evropiane ku kërkojmë të integrohemi".

Guvernatori u shpreh se të gjithë do të përfitojmë nëse i drejtohemi sporteleve të bankave: Banka e Shqipërisë do të mund të zbatojë politika më efikase, bankat e nivelit të dytë do të përfitojnë më shumë klientë, biznesi do të përfitonte më shumë kredi dhe konsulencë, organet fiskale, tatimet dhe doganat, më shumë të ardhurave të siguruara dhe qeveria do të ishte më efikase në ndërmarrjen e poltikave buxhetore afatmesme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen ekonomike. Në tërësi, konkludoi z.Cani, publiku, do të përfitonte shërbime më cilësore të pagesave te entet publike, Albtelekom, KESH, Ujësjellës, dhe pagesa pagash e pensionesh, në mënyrë më të qytetëruar e bashkëkohore, pa pritur rradhë të gjata e pa humbur kohë në sportele.

Në fjalën e përshëndetjes ministri i Financave z.Kastriot Islami u shpreh se "Ministria e Financave dhe në mënyrë të veçantë administrata tatimore e doganore janë të interesuara dhe kanë angazhimin maksimal për të qënë ndër aktorët kryesorë në këtë fushatë e cila kërkon paralelisht me ndryshimet e nevojshme në legjislacion dhe impenjimin serioz në forcimin e zbatimit të tij në drejtim të kanalizimit të transaksioneve financiare të biznesit nëpërmjet bankave dhe penalizimit të të gjithë atyre që i shmanegn kanaleve zyrtare".

Ministri i Ekonomisë, z.Arben Malaj, në fjalën e tij, u shpreh se "ky aktivitet është fillimi i një procesi apo programi shumëdimensional ku mund dhe duhet të përfshihen një numër i madh aktorësh duke filluar nga Qeveria, bankat, organizatat e biznesit, media, institucionet e edukimit etj.". Sipas z.Malaj "mos kanalizimi i parave në sistemin bankar ka një ndikim negativ në rritjen ekonomike, në veçanti në nxitjen e investimeve në sektorin e prodhimit. Cash ndikon gjithashtu në frenimin e zhvillimit të sektorit privat duke reflektuar në mosfunksionimin efikas të sistemit të kreditimit, që përbën bërthamën e rritjes së akumulimit të kapitalit dhe zgjerimit të biznesit".

Referuesit u ndalën gjerësisht në faktin që Shqipëria karakterizohet nga një nivel i lartë i transaksioneve në cash në krahasim me ato nëpërmjet sistemit bankar. Kjo vërejtje mbështetet në nivelin e lartë të raportit të parasë jashtë bankave (PJB) ndaj ofertës monetare(M3) që karakterizon vendin tonë në krahasim me vendet e tjera si të zhvilluara ashtu dhe në tranzicion. Në Shqipëri raporti i PJB/M3 lëviz rreth nivelit 30 për qind ndërkohë që në vendet në tranzicion të rajonit ky raport është rreth 20 për qind, në vendet në tranzicion të Evropës Qendrore është rreth 10 për qind dhe në ato të zhvilluara rreth 7 për qind.

Sipas bankierëve, nxitja e hyrjes së parasë jashtë bankave (cash-it) në sistemin bankar, do të rriste fluksin e informacionit për bankat, aq të nevojshëm për procesin e kredidhënies, si dhe do të rriste efektivitetin e politikës monetare. Për këto arsye, në takim u bënë një sërë propozimesh që kanë të bëjnë me ndryshimet e nevojshme në aktet ligjore e nënligjore qe te arrihet:

  • Detyrimi i të gjitha bizneseve për të paguar detyrimet ndaj shtetit (taksa, tatime, tarifa doganore) nepërmjet instrumenteve jocash të pagesës.
  • Dhënia e pagave punonjësve shtetërore në një llogari bankare.

"‘Detyrimi i nje kategorie te caktuar bizenesesh , sic mund te jete "Biznesit të madh" ose ‘biznesi i tregtise me shumice' qe të kryejne çdo lloj transaksioni pagese (për blerje ose shitje) nëpërmjet sistemit bankar'. Legjislacioni aktual percakton si detyrues pagesat ne banke për shuma mbi 1 milion leke dhe po shihet mundesia te ulet ky limit ne 300 mije leke.

  • Vendosja e bashkepunimit me kompanite utilitare dhe biznesin e madh, për te kryer sherbime si pagesa e faturave me anene e debitimit direkt dhe pagesës periiodike.
  • Marreveshje ndërbankare për të mos aplikuar kosto për pagesat e brendshme
  • Marreveshje ndërbankare për të mos aplikuar kosto dyfishe për një pagese-të hiqen kostot "incoming"
  • Shtrirja kohore te orareve te sherbimeve ne sportel dhe vendosja e sporteleve të pagesave elektronike(ATM).
  • Po studiojmë mundësinë e aplikimit të skontove në kostot e pagesave me llogari kundrejt ature me mjete cash etj.

Për të lehtesuar pagesat ndërbankare, Banka e Shqiperise ka ndermarre prej kohesh rolin e liderit në reformen e sistemit të pagesasve neprmejt implementimit te dy sistemeve moderne:

o Sistemi i pagesave me vlerë të madhe, i quajtur AIPS (Albanin Interbank Payement System), i cili është një sistem me baze shlyerje bruto në kohe reale, i tipit RTGS, është në fazën përfundimtare të zbatimit të tij.

o Sistemi i pagesave në vlerë të vogël (ACH - Automatic Clearing House) është në fazen e përcaktimit të termave të referencës si dhe të specifikimeve funksionale të, duke konsideruar jo vetem nevojat aktuale të sistemit financiar në Shqipëri, mbështetjen e shërbimeve të reja dhe të përmirësuara, por edhe kërkesat për integrimin e ardhshëm europian. Venia në funksionim e ketyre sistemeve, do të beje me te shpejta e me te sigurta pagesat ndërbankare, duke sjelle në mënyre të pashmangshme rritje te perdorimit te instrumenteve jocash si nje alternative e sukseshme ndaj cash-it.

Për perfaqesuesen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kryeja e shumë transaksione jashtë sistemit bankar, pra nëpërmjet kalimeve të arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet arkës, nga shitësi tek blerësi është shteg për abuzim, tek disa tatimpagues si për fshehjen e shitjeve deri në bashkëpunim me blerësin për anullim të dokumentacionit të arkëtimeve dhe pagesave të kryera realisht. Nëqoftëse do arrihej një ulje e konsiderueshme e qarkullimit të cash-it jashtë sistemit bankar, kjo do të kishte një efekt të ndjeshën në rritjen e të ardhurave tatimore në buxhetin e shtetit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duke vlerësuar me prioritet problemin e cash-it në ekonomi në përputhje dhe të propozimeve të bëra nga organizmat ndërkombëtare, në paketën fiskale të vitit 2004, ka paraqitur projektin për ndryshimin e kufirit të lejuëshëm të transaksioneve në cash të tatimpaguesve nga deri në 1 milionë lekë, në shumë 300 mijë lekë duke përjashtuar nga ky kufi transaksionet e individëve. Lidhur me ndryshimin e paraqitur në projektligjin "Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë" presim mendimin e institucioneve bankare, për mundësitë alktuale të përballimit të rritjes së fluksit të transaksioneve të tatimpaguesve nga ulja e këtij kufiri dhe nga ana tjetër mendimin nga biznesi lidhur me problemin e reduktimit të cash-it në ekonomi.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave u shpreh se "pjesa më e madhe të ardhurave që arkëtohen nga dogana ndjekin linjën e lëvizjes së parasë në cash por gjatë dy viteve të fundit janë rritur trasaksionet nëpërmjet sistemit bankar. Kështu nëse para dy vitesh pagesat e detyrimeve doganore në cash zinin mbi 90% të rasteve sot arkëtimet në cash kanë zbritur në 75% të totalit të arkëtimeve . Duhen gjetur rrugë e metoda të mbështetura ligjërisht , domosdoshmërisht duke u mbështetur në një bashkëbisedim objektiv e korekt edhe me përfaqësues të biznesit , për të mundësuar e deri duke detyruar ligjërisht, shlyerjen e detyrimeve të importit nëpërmjet transaksioneve bankare.